Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Instituti i tij për Ndryshim Global do të jenë avokatë të prioriteteve bullgare. Për këtë u pajtuan në Davos ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair dhe kryeministri bullgar Nikollaj Denkov, njofton qendra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Denkov prezantoi detyrat kryesore me të cilat përballet vendi ynë - anëtarësimi në Eurozonë dhe në Shengenin, integrim më i fortë në NATO dhe garantimi i sigurisë kundër kërcënimeve globale. Instituti i Tony Blair do të këshillojë vendin tonë në lidhje me luftën kundër korrupsionit, shërbimet speciale, futjen e inteligjencës artificiale në menaxhimin e shtetit dhe punën me qytetarët. Blair gjithashtu punon në mënyrë aktive me Ukrainën, duke mbështetur reformat në institucionet e vendit, saktëson qendra e shtypit e qeverisë.
Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i..
Avioni i ri trajnues luftarak bullgar F-16 Block 70, i cili mbërriti në Bazën e Tretë Ajrore pranë fshatit Graf Ignatievo më 2 prill, kreu fluturimin e parë të procedurave në vend për pranimin e avionit luftarak shumëfunksional nga forcat ajrore,..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..