Ukraina nuk po lufton vetëm për territorin e saj, vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Evropën, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për CNBC, një pjesë e së cilës u përhap nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri është optimist se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të ketë një vendim pozitiv për një paketë të re ndihme për Ukrainën.
Denkov thekson në intervistë se po punon aktivisht me Greqinë dhe Rumaninë për të ndërtuar infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin dhe bashkimin ekonomik të rajonit. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar Evropën Juglindore dhe krahun lindor të NATO-s, thotë gjithashtu Denkov, cituar nga BTA.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev informoi komisionin kompetent parlamentar se 100 mjetet e blinduara që vendi do t'i dërgojë Ukrainës janë ende në magazinë.Po kërkohen financime për transportimin e tyre në Ukrainë, raportoi BGNES.Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..