Ukraina nuk po lufton vetëm për territorin e saj, vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Evropën, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për CNBC, një pjesë e së cilës u përhap nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri është optimist se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të ketë një vendim pozitiv për një paketë të re ndihme për Ukrainën.
Denkov thekson në intervistë se po punon aktivisht me Greqinë dhe Rumaninë për të ndërtuar infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin dhe bashkimin ekonomik të rajonit. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar Evropën Juglindore dhe krahun lindor të NATO-s, thotë gjithashtu Denkov, cituar nga BTA.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev informoi komisionin kompetent parlamentar se 100 mjetet e blinduara që vendi do t'i dërgojë Ukrainës janë ende në magazinë.Po kërkohen financime për transportimin e tyre në Ukrainë, raportoi BGNES.Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..