Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi duke negociuar me SHBA-në për vendosjen e komplekseve raketore kundërajrore në vendin tonë

Ministri Tagarev
Foto: BTA

Bullgaria është në bisedime me SHBA-në për vendosjen e sistemeve raketore kundërajrore dhe kundër anijeve në territorin bullgar. Negociatat janë në përmbushje të vendimit të Kuvendit Kombëtar të 8 dhjetorit për forcimin e aftësive mbrojtëse. Këtë e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në seancën dëgjimore në Parlament pas vizitës së tij 5-ditore në SHBA.

Ai gjithashtu tregoi se shtatë nga tetë avionët luftarakë F-16 që janë kontraktuar janë në faza të ndryshme të montimit. Shoqëria bullgare po pret F-16 Block 70”, shkroi dje Tagarev në Facebook. Sipas marrëveshjes fillestare, 2 avionët e parë duhej të dorëzoheshin në mesin e vitit 2023 dhe 2 të fundit në fillim të vitit 2024, por dorëzimi është vonuar dhe tani presim avionët e parë në 2025.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Punëve të Jashtme

Dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga Irani

Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..

botuar më 25-06-19 8.54.PD

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..

botuar më 25-06-18 7.35.MD

KE nis një procedurë penalizuese kundër Bullgarisë për ujin e pijshëm dhe vazhdon me atë për zhurmën

Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..

botuar më 25-06-18 3.51.MD