Sofja është kryeqyteti i tretë më i lirë në Evropë. Është një nga qytetet më të shëtitshme të Evropës, por kaq i nënvlerësuar, shkruhet në revistën britanike Daily Express. Artikulli përmban një përshkrim të hollësishëm të Sofjes dhe atraksioneve të saj turistike.
“Sofja në Bullgarinë Perëndimore ndodhet në lumin Iskër dhe në rrëzë të malit Vitosha. Është një qytet interesant, por shpesh anashkalohet nga turistët që preferojnë vendpushimet e skive dhe plazhet, dhe ia vlen të vizitohet”, thotë autorja Grace Piercy.
Ndër avantazhet e kryeqytetit tonë është aksesueshmëria e pjesës pedonale, gjë që e bën të këndshëm për shëtitje. “Zona ku ndodhen shumica e objekteve me rëndësi është relativisht kompakte dhe më pas lagje interesante degëzohen prej saj”, thuhet në postim. Ndër objektet më të njohura të Sofjes janë Katedralja „Shën Aleksandër Nevski”, Kopshti i Qytetit të Sofjes, kompleksi i lashtë „Serdika” dhe Kisha „Shën Sofia”, pohon autori. Sipas saj, nuk duhen anashkaluar as apartamenti i kuq, Muzeu Arkeologjik, Pallati Kombëtar i Kulturës dhe Kisha e Bojanës.
Fjetjet e lira janë ndër avantazhet kryesore të kryeqytetit tonë si destinacion turistik, duket qartë nga shkrimi i Daily Express. Çmimi për natë është rreth 41,90 € (36 £) për person për natë. Përveç kësaj, qyteti ka 112 vende të jetës së natës të vlerësuar me katër dhe pesë yje, shkruan Grace Piercy. Ka një shumëllojshmëri opsionesh akomodimi në Sofje, duke përfshirë hotele, Airbnb, bujtina dhe shtëpi pushimi. Dhe ata që dëshirojnë ta vizitojnë mund të fluturojnë direkt nga Londra dhe Birmingham, përfundon artikulli kushtuar Sofjes.
Foto: BTAPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..