4
Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh /survakarët janë djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri/ nga Zemeni, Trëni dhe fshatrat e rrethit të Pernikut,Çerna Gora dhe Vellkovci,do të marrin pjesë në veprimtari. Numri i përgjithshëm i personave të maskuar do të jetë 210. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Trënit dhe qendra kulturore "Gjurga Pinxhurova-1895". Sipas tyre, festa ka për qëllim të paraqesë emocionin e zakoneve dhe traditave më mistike dhe origjinale bullgare, të përcjella brez pas brezi.

Vetëm pak ditë më parë grupi i fëmijëve të survakarëve “Prelichotine” nga fshati Businci i Tërnës hapi paradën e maskaradës së të rinjve “Survakariada”, pjesë e programit të festivalit “Surva” në Pernik.

Vetëm pak ditë më parë grupi i survakarëve për fëmijë "Preliçotine" nga fshati Businci i rajonit të Tërnit hapi paradën e maskaradës për të rinjtë "Survakariada", pjesë e programit të festivalit "Surva" në Pernik.

Lexoni më tepër:
Foto: BTA - arkiv
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaAnsambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe..
Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në..