Qyteti danubian bullgar Ruse do të aplikojë deri në vitin 2025 për t'u bërë një qytet kreativ i kuzhinës i UNESCO-së, tha për BTA drejtori i Muzeut Historik të qytetit, Prof. Nikollaj Nenov. Sipas tij, Ruse ka nevojë për një perspektivë që do të mobilizojë forcat dhe energjinë krijuese të organizatave joqeveritare, institucioneve kulturore dhe shoqërisë civile. Ai shpjegoi se përfitimi i Qyteteve Kreative të UNESCO-së nuk është domosdoshmërisht material. “Natyrisht që do të ketë zhvillim edhe për turizmin. Nuk është vetëm një restorant apo një hotel. I referohet gjithçkaje që ka ndodhur deri më tani - konkurset e kuzhinës, ekspozitat e verërave, sepse kemi pasur prodhim të verës në rajon për një kohë shumë të gjatë. Natyrisht, torta “Garash”, e cila është një produkt shumë i rëndësishëm kulturor i qytetit Ruse. Rëndësi kanë edhe tregjet e fermerëve, prodhuesit – pra ata njerëz që do të bëjnë prodhimet vendore me të cilat do të prodhohet kuzhina vendase”, shpjegoi prof. Nenov.
Ai gjithashtu dha një shembull me propozimin për një festival të verës në Ruse, i cili përshtatet me rrugën kulturore evropiane të certifikuar nga Këshilli i Evropës - për perandorët romakë dhe rrugën e verës përgjatë rrjedhjes së lumit Danub. Ai theksoi se në vendin tonë Sofja është qytet krijues i kinemasë të UNESCO- së, ndërsa Gabrovo është qytet krijues i artizanatit dhe artit popullor të UNESCO-së.
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..