Delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zhelyazkov, i cili është duke bërë një vizitë në Ukrainë, u evakuua në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm për shkak të sulmeve me raketa ruse, njoftoi BGNS. Më vonë agjencia BTA informoi se delegacioni u largua nga streha e bombave.
Bullgaria dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i ofron mbështetje vendit në të gjitha dimensionet – politike, financiare, ushtarake dhe humanitare, tha dje Rosen Zheljazkov në Këshillin Suprem të Ukrainës. Ai shtoi se vendi ynë do të mbështesë Ukrainën aq sa duhet, duke kujtuar vendimet për furnizimin e pajisjeve të blinduara të transportit dhe municioneve për armët e vogla automatike, për trajnimin e paramedikëve ushtarakë ukrainas në vendin tonë.
Ne po diskutojmë seriozisht edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor. Sipas tij, 80 kompani bullgare me aftësi të provuara në riparimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore dhe termocentraleve, rrjeteve të tensionit të lartë dhe infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin pjesë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë, si dhe në rritjen e lidhjes infrastrukturore të vendit me BE-në.
Në kuadrin e vizitës së tij në Ukrainë, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov pati takim edhe me kryeministrin Denis Shmigal. Ai theksoi mbështetjen e institucioneve bullgare për të 12 paketat e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Zheljazkov tha gjithashtu se pala bullgare mbështet zhvillimin e "korridoreve të solidaritetit" që synojnë lehtësimin e eksportit të ushqimit nga Ukraina përmes rrugëve të ndryshme tokësore dhe detare.
Vizita e delegacionit bullgar kalon nën masa të shtuara sigurie.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore..