Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev" në qytetin Plovdiv.
Aktiviteti mblodhi së bashku njohës të folklorit vendas nga afër dhe nga larg. Bullgarë, amerikanë, japonezë, disa prej tyre kaluan qindra kilometra për të takuar profesor Andonovin dhe për të marrë pjesë në klasën e tij”, shkruan në Facebook organizaorët e veprimtarisë nga
Shkolla Bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork. Sipas një tradite të vjetër bullgare, Prof. Andonov u prit me një bukë rituale dhe një përshëndetje të veçantë nga nxënësit e grupit të vallëzimit pranë shkollës. Së bashku me Prof. Andonov, pjesëmarrësit në seminar mësuan 8 valle bullgare me vështirësi të ndryshme nga disa rajone folklorike të Bullgarisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e pjesëmarrësve na mjaftuan për të kuptuar se magjia e kërcimit kënaq, emocionon, bashkon dhe mbi të gjitha na kujton se Bullgaria jeton në zemrat tona!” - vërejnë organizatorët.
Foto: Shkolla Bullgare "Hristo Botev" - Nju JorkEdicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..
Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..