Ndër bullgarët në Romë,  Prof.dr. Ivan Ivanov njihet si At Ivan ose Padre Xhovani. Profesori e ndan  kohën e tij mes Sofjes, ku është pedagog në Fakultetin Teologjik të  Universitetit të Sofjes, dhe Qytetit të Përjetshëm, ku udhëheq shërbimet në të  ashtuquajturën kishë bullgare. Mirëpo, në praktikë Bullgaria nuk ka kishën e  saj në kryeqytetin italian, prandaj shërbesat kryhen në kishën e ofruar nga  Vatikani - "San Paolo alla Regola" që ngrihet në qendrën historike të  Romës, pranë lumit Tibër.
Shërbimet ortodokse mbahen në kishën katolike sipas grafikut në ditë të caktuara të muajit, si dhe në festat tona të mëdha fetare. Vetë kisha është një nga më interesantet në Romë. Shën Apostulli Pali jetonte në këtë vend 2 mijë vjet më parë. Nga këtu ai u mor për t'i prerë kokën për predikimin e besimit të krishterë. Më vonë, të krishterët ndërtuan një kishë të vogël në të njëjtin vend, dhe më pas u ngrit një tempull për nder të shenjtorit. Megjithatë, për momentin, ndërtesa është duke u rinovuar dhe shërbimet po kryhen në kishën fqinje "Santa Maria in Monticelli", e cila daton në shekullin e XI-të, mësojmë nga At Ivan, i cili kryeson Bashkësia Kishtare Bullgare "Shën Shtatë Shenjtorët" në Romë. Dhe me shume:

"Kur shërbejmë, pastrojmë altarët dhe rregullojmë të gjithë elementët kishtarë të nevojshëm për liturgjinë ortodokse. Ne sjellim ikonat tona, enët e shenjta dhe mbulesa tavoline. Veshim altarët, bëjmë gjithçka në stilin tonë ortodoks. Më pas pastrojmë, heqim të gjitha elementët ortodoks dhe i marrim me vete për shërbimin tjetër. Kjo ka një efekt shumë edukativ dhe të devotshëm për bullgarët, pasi ata kanë mësuar të vijnë të më ndihmojnë. Ata kujdesen për rregullimin e mbulesave, tashmë dinë se ku të vendosin ikonat. Ata nuk vijnë vetëm si turistë. Kjo krijon një qëndrim tjetër te ta. Njerëzit thonë: "Ne vijmë të rregullojmë kishën për liturgjinë"."

At Ivan udhëton në misione dhe jashtë Romës për të  udhëhequr shërbimet në qytete të tjera me një popullsi bullgare në jug të  kryeqytetit italian. "Bullgarët   mblidhen për ndonjë festë dhe thërrasin priftin. Prandaj, ne mbajmë  librat e shenjtë dhe të gjitha enët dhe elementët e nevojshëm të rëndësishëm  për shërbimin në makinën me të cilën udhëtojmë", shpjegon At Ivan dhe  shton:
“Interesante është se bullgarët, që mbajnë ikona në shtëpinë e tyre i sjellin dhe i rregullojnë atyre në kishë për shërbimet. Kjo është një traditë që para se të bëhesha misionar në Itali, e kam hasur rrallë në Bullgari. Tek ne njerëzit shkojnë në tempull për shërbim dhe nuk sjellin asgjë. Dhe këtu, veçanërisht gratë besimtare më të moshuara, i mbajnë ikonat e tyre në mbulesa tavoline të qëndisura me ojna bullgare dhe i sjellin në liturgjitë tona. Ata i rregullojnë si një altar. Njerëzit e mbajë besimin në këtë mënyrë, në heshtje dhe modesti. Kjo është pjesë e devotshmërisë bullgare jashtë vendit.”

Kujdesi për komunitetin tonë  kishtar në Itali nuk ka të bëjë vetëm me kënaqjen e nevojave shpirtërore të  njerëzve. “Ata duhet ta ndiejnë kishën si familje, jo aq për të demonstruar  zyrtarisht përkatësinë e tyre fetare, por të ndihen si në shtëpinë e tyre mes  njerëzve të dashur”, thotë At Ivan dhe shton:
“Shumë herë bullgarët duhet të konsultohen me klerikët thjesht si një person më i mençur. Madje ndonjëherë, nëse është e nevojshme, i ndihmojmë të plotësojnë një dokument në italisht ose i mbështesim në mënyra të ndryshme, i referojmë te një avokat ose një mjek. Prandaj kemi edhe një faqe në Facebook, ku të gjithë mund të na shkruajnë në raste të ndryshme, jo vetëm fetare, por edhe pyetje të karakterit personal” - tha në përfundim për Radio Bullgarinë At Ivan.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, facebook.com/C.O.B.Roma
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..
