Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Itali

Prifti Ivan nga Roma: Bullgarët jashtë vendit kanë nevojë ta ndjejnë kishën si familje

Kisha „San Paolo alla Regola“
Foto: Veneta Nikollova

Ndër bullgarët në Romë, Prof.dr. Ivan Ivanov njihet si At Ivan ose Padre Xhovani. Profesori e ndan kohën e tij mes Sofjes, ku është pedagog në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes, dhe Qytetit të Përjetshëm, ku udhëheq shërbimet në të ashtuquajturën kishë bullgare. Mirëpo, në praktikë Bullgaria nuk ka kishën e saj në kryeqytetin italian, prandaj shërbesat kryhen në kishën e ofruar nga Vatikani - "San Paolo alla Regola" që ngrihet në qendrën historike të Romës, pranë lumit Tibër.

Shërbimet ortodokse mbahen në kishën katolike sipas grafikut në ditë të caktuara të muajit, si dhe në festat tona të mëdha fetare. Vetë kisha është një nga më interesantet në Romë. Shën Apostulli Pali jetonte në këtë vend 2 mijë vjet më parë. Nga këtu ai u mor për t'i prerë kokën për predikimin e besimit të krishterë. Më vonë, të krishterët ndërtuan një kishë të vogël në të njëjtin vend, dhe më pas u ngrit një tempull për nder të shenjtorit. Megjithatë, për momentin, ndërtesa është duke u rinovuar dhe shërbimet po kryhen në kishën fqinje "Santa Maria in Monticelli", e cila daton në shekullin e XI-të, mësojmë nga At Ivan, i cili kryeson Bashkësia Kishtare Bullgare "Shën Shtatë Shenjtorët" në Romë. Dhe me shume:


"Kur shërbejmë, pastrojmë altarët dhe rregullojmë të gjithë elementët kishtarë të nevojshëm për liturgjinë ortodokse. Ne sjellim ikonat tona, enët e shenjta dhe mbulesa tavoline. Veshim altarët, bëjmë gjithçka në stilin tonë ortodoks. Më pas pastrojmë, heqim të gjitha elementët ortodoks dhe i marrim me vete për shërbimin tjetër. Kjo ka një efekt shumë edukativ dhe të devotshëm për bullgarët, pasi ata kanë mësuar të vijnë të më ndihmojnë. Ata kujdesen për rregullimin e mbulesave, tashmë dinë se ku të vendosin ikonat. Ata nuk vijnë vetëm si turistë. Kjo krijon një qëndrim tjetër te ta. Njerëzit thonë: "Ne vijmë të rregullojmë kishën për liturgjinë"."

Shërbimet e komunitetit bullgar mbahen aktualisht në kishën fqinje „Santa Maria in Monticelli“

At Ivan udhëton në misione dhe jashtë Romës për të udhëhequr shërbimet në qytete të tjera me një popullsi bullgare në jug të kryeqytetit italian. "Bullgarët  mblidhen për ndonjë festë dhe thërrasin priftin. Prandaj, ne mbajmë librat e shenjtë dhe të gjitha enët dhe elementët e nevojshëm të rëndësishëm për shërbimin në makinën me të cilën udhëtojmë", shpjegon At Ivan dhe shton:

“Interesante është se bullgarët, që mbajnë ikona në shtëpinë e tyre i sjellin dhe i rregullojnë atyre në kishë për shërbimet. Kjo është një traditë që para se të bëhesha misionar në Itali, e kam hasur rrallë në Bullgari. Tek ne njerëzit shkojnë në tempull për shërbim dhe nuk sjellin asgjë. Dhe këtu, veçanërisht gratë besimtare më të moshuara, i mbajnë ikonat e tyre në mbulesa tavoline të qëndisura me ojna bullgare dhe i sjellin në liturgjitë tona. Ata i rregullojnë si një altar. Njerëzit e mbajë besimin në këtë mënyrë, në heshtje dhe modesti. Kjo është pjesë e devotshmërisë bullgare jashtë vendit.”

Kisha „Santa Maria in Monticelli“

Kujdesi për komunitetin tonë kishtar në Itali nuk ka të bëjë vetëm me kënaqjen e nevojave shpirtërore të njerëzve. “Ata duhet ta ndiejnë kishën si familje, jo aq për të demonstruar zyrtarisht përkatësinë e tyre fetare, por të ndihen si në shtëpinë e tyre mes njerëzve të dashur”, thotë At Ivan dhe shton:

“Shumë herë bullgarët duhet të konsultohen me klerikët thjesht si një person më i mençur. Madje ndonjëherë, nëse është e nevojshme, i ndihmojmë të plotësojnë një dokument në italisht ose i mbështesim në mënyra të ndryshme, i referojmë te një avokat ose një mjek. Prandaj kemi edhe një faqe në Facebook, ku të gjithë mund të na shkruajnë në raste të ndryshme, jo vetëm fetare, por edhe pyetje të karakterit personal” - tha në përfundim për Radio Bullgarinë At Ivan.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, facebook.com/C.O.B.Roma




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD