Edicioni i nëntë i Festivalit të Kinemasë Master of Art do të hapet sonte në Sofje me një film dokumentar për Alzek Mishff - piktori që iku nga Bullgaria komuniste dhe bëri një karrierë botërore në Itali. “Filmi tregon për kërkimin e vazhdueshëm të kuptimit në art dhe jetë. Alzek Mishff, rebel dhe eksperimentues, na udhëheq në këtë rrugëtim filozofik dhe estetik nëpër kohë, hapësirë dhe ide”, thonë organizatorët për filmin “Të fluturosh me krahë” me regji të Maria Averina. Në film janë të rikrijuara piktura, shfaqje, biseda të nxehta për artin bashkëkohor, takime prekëse me njerëzit dhe këndet më të afërta në Bullgari pas 50 vjet ndarjeje.
Një pikë kulmore e programit të festivalit do të jetë premiera e filmit për aktoren e madhe bullgare Tatjana Llollova "Shfaqja e fundit" me regjisoren Kalojana Klimentova, i cili do të prezantohet në ditëlindjen e saj të 90-të më 10 shkurt. Pas shfaqjes do të prezantohet libri “Tatjana Llollova nga A në Z. Shënime, mendime, fotografi” nga Georgi Toshev.
Foto: BGNES
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..