Ditën Botërore të Radios e shënojmë me një këngë të interpretuesit Mirosllav Kostadinov, të cilin të gjithë e njohim si Miro - një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur bullgar.
Vetë ai thotë se radio ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e tij. Kur ishte shumë i vogël, ishte gjithmonë pranë radios, e cila e njohu fillimisht me muzikën. Magjia e saj pushtoi tërë jetën e tij dhe përcaktoi rrugën e tij profesionale, e cila i solli dhjetëra çmime, dhe më e rëndësishmja - dashurinë e auditorit.
Në albumin e tij të vitit 2008 "I qetësuar", Miro tregon respektin e tij ndaj radios me këngën e tij prej autori "Radio On".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Festivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varna. Gati një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të “Banjove detare” – qendrës së parë spa në qytetin bregdetar të Bullgarisë, muzikantë të shquar si Dobri Hristov dhe..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin..
Festivali i parë muzikor në Bullgari është themeluar në vitin 1926 në Varna. Gati një shekull më parë, menjëherë pas hapjes zyrtare të “Banjove detare” –..