Gabriell Marinov fitoi titullin evropian, kurse Ivan Dimov mbeti me të argjendin në dyluftimin në kategorinë olimpike deri në 61 kilogramë në Kampionatin Kontinental të Peshëngritjes në Sofje. Marinov grumbulloi një dyluftim prej 281 kg. (121+160 kg). Dimov mbeti me një kilogram më pak (130+150). Gjeorgjiani Shota Mishvelidze zuri vendin e tretë me një dyluftim prej 272 kg. Dimov fitoi lëvizjen e hedhjes me 4 kg. përpara nënkampionit, Marinov ishte i pesti, por në shtytje bëri një kthesë dhe doli në vendin e parë.
Në ditën e dytë të garës evropiane kampion u bë edhe Angell Rusev, ndërsa i treti në kategorinë deri në 55 kg u rendit Xhan Zarkov. Rusev kapërceu dhimbjen e shpatullave për të triumfuar për herë të katërt në Kontinentin e Vjetër. Zarkov çuditërisht luftoi për vendin e tretë. Mes tyre u rendit Romini Shamilishvili nga Gjeorgjia.
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën..