Në muajin e dashurisë, Nina Nikolina ka përgatitur dy aktivitete për publikun e saj - një koncert premierë "Këngë popullore të dashurisë" më 16 shkurt, në të cilën do të prezantojë këngën e saj më të re. Ky koncert ndjek trendin e programit “Jazz & Traditions” – këngë të interpretuara në zhanret aktuale muzikore me tinguj xhaz, fënk, R&B, elektronik dhe vallëzimi. Bashkë me këngëtaren Nina Nikolina në skenë do të dalin perkusionisti Kalin Veljov, pianistët Jasen Velçev dhe Mirosllav Turijski, trumbetari Martin Tashev dhe këngëtarja Tanja Përvanova.
Për koncertin e 16 shkurtit, formacioni etno-xhaz përgatiti një repertor të ri, të përzgjedhur enkas për ditën e të dashuruarve. Interpretuesit janë të bindur se kënga popullore e përshkruan më së miri dhe në mënyrë më poetike dashurinë. Në program u përfshin edhe dy këngë dashurie nga Ballkani - nga Shqipëria dhe nga Bosnja, të cilat këngëtarja do t'i interpretojë me tekstet e tyre origjinale në gjuhën shqipe dhe boshnjake.
Si të gjitha koncertet e grupit, edhe ky do të jetë një performancë interaktive me improvizime të shumta nga grupi, rrëfime dhe “përkthime” të teksteve të këngëve nga vet Nina Nikolina dhe pyetje drejtuara publikut.
Nina Nikolina është veçanërisht e lumtur që të paktën tre breza vijnë në koncertet e saj.
“Si një krijuese besoj se publiku duhet të edukohet – ndan këngëtarja. – Dhe në këtë kuptim jam shumë e lumtur që publiku po i kushton vërtet vëmendje folklorit dhe tashmë filloi të dallojë se çfarë është folklori i vërtetë. Kjo është një traditë që ne duhet ta njohim për të ditur se nga janë rrënjët tona. Për çdo njeri që i kushton vëmendje folklorit, ndihem vërtet e lumtur. Sepse prej shumë vitesh punoj për ta bërë këtë folklor të aksesueshëm për ta. Sepse, duke gjykuar nga vëzhgimet e mia dhe nga fëmijët e mi, opsioni është ky - t'ua prezantoj atyre folklorin bullgar në një mënyrë moderne."
Më 16 shkurt, në koncert-spektaklin "Këngë popullore të dashurisë" do të tingëllojë edhe kënga humoriste "Gjyshen Dora е zuri gjumi". Kjo është kënga e katërt nga albumi i dytë i këngëtares Nina Nikolina "Jazz & Traditions VOL. 2". Aranzhimin e bënë Kalin Veljov, Martin Tashev dhe Jasen Vellçev.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..