Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.
Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në Sofje18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale...
Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut..