Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria - misioni vazhdon

88 vjet pas transmetimeve të para të radios bullgare jashtë vendit dhe 87 vjet pas hyrjes masive të programeve në gjuhë të huaj në median e parë elektronike në vendin tonë, edhe sot ekipi i Radio Bullgarisë vazhdon misionin e tij për ndërtimin e urave midis njerëzve në mbarë botën dhe për përhapjen e njohurive për Bullgarinë në të gjitha kontinentet.

Mjetet moderne të shprehjes dhe "revolucioni digjital" bëjnë të mundur arritjen e një auditori më të gjerë dhe më të larmishëm, dhe dy-tre vitet e fundit na kanë dhënë mundësinë të kapërcejmë disa stereotipa të imponuara padrejtësisht nga koha.

Sot Radio Bullgaria krijon përmbajtje gazetareske për platforma të ndryshme mediatike, duke përfshirë - transmetime për bullgarët jashtë vendit, transmetime për të huajt në Bullgari dhe më gjerë, transmetime radiofonike për shtetasit bullgarë, gjuha amtare e të cilëve është e ndryshme nga bullgarishtja. Ne jemi të pranishëm në rrjetet sociale në të 11 gjuhët tona dhe komunikojmë me dëgjuesit tanë si përmes kanaleve tradicionale ashtu edhe të reja të komunikimit.

Pavarësisht sfidave të ditëve tona, me punë dhe këmbëngulje në tri vitet e fundit ia dolëm:

  • Të rifillojmë transmetimet e përditshme radiofonike në gjuhën bullgare, të destinuara për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit (2022);
  • Të fillojmë një projekti të ri për një prezantim më të thellë të komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe për krijimin e kontakteve të përhershme me ta (2023);
  • Të realizojmë, në kuadër të Programit Kombëtar për përkujtimin e 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë, një sërë nismash të përbashkëta me shkollat ​​bullgare jashtë vendit, të cilat mbajnë emrin e Vasill Levski (2023);
  • Të rifillojmë transmetimet tona në nëntë gjuhë të huaja, që tingëllojnë çdo ditë me emrin "Bullgaria Sot" (2021);
  • Të shtojmë një gjuhë tjetër në të cilën komunikojmë me botën - rumanishten, dhe me këtë BNR të sigurojë mbulim të plotë informacioni gjuhësor për të gjithë fqinjët ballkanikë të vendit tonë (2022);
  • Të rifillojmë pas një pauze 40-vjeçare regjistrimet e veprave muzikore, pjesë e pasurisë së të kënduarit të turqve bullgarë (2022-2023);
  • Të realizojmë një sërë transmetimesh radiofonike të jashtme nga rajoni i Karxhalit dhe Ludogorie (2021-2023);
  • Të fitojmë Çmimin e Madh "Sirak Skitnik 2021" për kontributin tonë në zhvillimin e BNR (2022);
  • Të marrim fletën e nderit të Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë për punë në mbështetje të letërsisë moderne bullgare (2023);  

Dhe me shume…

Dhe gjëja më e rëndësishme për ne është mbështetja juaj, të dashur dëgjues të Radio Bullgarisë, në eter dhe në hapësirën e internetit! Faleminderit!

Dhe... vazhdojmë!


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD

76% e të rinjve në Evropë janë të ekspozuar ndaj dezinformimit – cila është situata në Bullgari

Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..

botuar më 25-09-27 8.05.PD