Komuna e Trojanit pret që këtë të shtunë, më 17 shkurt, mbi 200 pjesëmarrës të marrin pjesë në garën kombëtare “Nëpër gjurmët e Levskit”, kushtuar 151 vjetorit të vdekjes së Apostullit të lirisë bullgare, transmeton BTA. Starti simbolik i vrapimit do të jepet para monumentit të Vasill Levski në Trojan. Pika e fundit e garës është Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses”. Pjesëmarrësit nga i gjithë vendi janë të ndarë në grupmosha, të cilat do të lëvizin në rrugë të ndryshme (3, 10 dhe 12 km), ku kalonte Vasill Levski. Shpërblimi i fituesve do të bëhet përballë Manastirit të Trojanit, ku murgjit do të presin garuesit me çaj të nxehtë dhe do të ketë gosti për të vegjlit.
Edhe këtë vit, përfaqësues nga shkollat ushtarake do të marrin pjesë në këtë vrapim kombëtar.
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë persona për kilometër katror jetojnë në vendin tonë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i..
Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Aeroplani u prit nga Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari..
Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve..
Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..