Janica Kënevën e njohim nga pjesëmarrja e saj e suksesshme në spektaklin “Zëri i Bullgarisë” në vitin 2023, ku arriti deri në gjysmëfinale. Ajo ka lindur në vitin 1990 në një familje muzikantësh, të cilët e futën atë në botën e muzikës që në moshë të vogël. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve "Dobri Hristov" në Varna për piano, pastaj në Universitetin e Plovdivit "Paisij Hilendarski" në degën e Arteve Performuese Pop dhe Jazz. Janica është fituese e një sërë çmimesh nga konkurset kombëtare për pianistë dhe këngëtarë. Ajo ka një eksperiencë shumëvjeçare në interpretimin në skenë para publikut vendas dhe të huaj, krijon muzikë origjinale në stile të ndryshme, drejton projekte muzikore dhe aranzhon me sukses muzikë për formacione dhe orkestra të ndryshme.
Një prioritet absolut për Janicën është interpretimi i këngëve të krijuara enkas për të. Prej kohësh Janica ëndërron dhe pret këngën e saj debutuese – “Dashuria ime e vështirë”, me të cilën pas kaq vitesh do të deklarohet si solo artiste. Për realizimin e saj, këngëtarja i beson një ekipi profesionistësh të dëshmuar - Krasimir Gjullmezov krijoi muzikën dhe Marieta Angellova shkroi tekstin. Ata janë ndër autorët e saj të dashur që kanë krijuar disa nga këngët e saj të preferuara. Janica është jashtëzakonisht e lumtur për punën e tyre të përbashkët, e cila çoi në një këngë të bukur dhe emocionuese - për dashurinë e vështirë.
Pyetjes nëse dashuria është e lehtë, Janica Këneva iu përgjigj:
"Unë besoj se ka dashuri të lehtë. Dhe besoj se dashuria e lehtë është dashuria e realizuar, e vërtetë. Por të gjithë duhet të përjetojnë edhe atë të vështirë."
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..