Bullgaria dhe Shqipëria gjithmonë kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, bashkëpunim i cili sa vjen e rritet. Radio Bullgaria ju informoi për takimet e kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në Tiranë. Ai u prit nga kryetarja e Parlamentit shqiptar Lindita Nikolla, si dhe nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj. U diskutuan tema të ndryshme, disa prej të cilave kishin të bënin me zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, hapjen e një linje direkte ajrore, bashkëpunime të mëtejshme në fushën e politikës, ekonomisë, turizmit, si dhe tema e minoritetit bullgar në Shqipëri.
Pas vizitave zyrtare me znj. Lindita Nikolla dhe presidentin Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit të Bullgarisë mori pjesë edhe në një pritje në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, 3 Marsit, e cila ishte organizuar mbrëmjen e djeshme, 26 shkurt, nga Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri. Në këtë pritje përveç përfaqësuesve të Ambasadës së Bullgarisë morën pjesë edhe Ministri i Puneve te Brendshme Taulant Balla, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe përfaqësues të pozitës dhe opozitës, si Ilir Meta, Edmond Spaho, Valentina Leskaj, Musa Ulqini. Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe Zv-kryetari i KPK (Komiteti per Pakicat Kombetare), përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri, ndër të cilët përfaqësuesja e bullgarëve në KPK Milena Selimi, si dhe përfaqësues të shoqatave bullgare dhe rektorë të universiteteve shqiptare. Gjatë mbrëmjes z. Zheljazkov bisedoi me përfaqësuesit e komunitetit bullgar dhe u shpreh se mbështetja për ta nuk do të mungojë.
Miqtë dhe të ftuarit u pritën me verore nga dy nxënës të Shkollës Bullgare të së Dielës “Hristo Botev”, Tiranë, të cilët ishin të veshur me kostume popullore bullgare dhe nëpërmjet veshjes dhe simbolit të ardhjes së pranverës i dhanë një atmosferë shumë të bukur mbrëmjes.
Lexoni më tepër:
Skandal me subvencionet bujqësore të BE-së trazon ujërat në Greqi Qeveria greke vendosi të mbyllë Organizatën për Pagesa dhe Kontroll të Subvencioneve Komunitare (OPEKEPE), e cila ishte përgjegjëse për dhënien e subvencioneve bujqësore në vend,..
Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të..
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..