Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit më 28 shkurt. Bullgari është banor i lagjes Acton të kryeqytetit britanik dhe akuzohet për konspiracion për të mbledhur informacione që synojnë të jenë drejtpërdrejt ose indirekt të dobishme për një armik në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. BBC raporton se Ivançev ka biznesin e tij në Londër dhe merret me dekorim.
Një vit më parë, Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u arrestuan në Londër dhe Norfolk dhe kundër tyre është në pritje një çështje gjyqësore. Ata akuzohen për kryerjen e vëzhgimit të njerëzve dhe vendeve të caktuara nga Rusia nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..