Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit më 28 shkurt. Bullgari është banor i lagjes Acton të kryeqytetit britanik dhe akuzohet për konspiracion për të mbledhur informacione që synojnë të jenë drejtpërdrejt ose indirekt të dobishme për një armik në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. BBC raporton se Ivançev ka biznesin e tij në Londër dhe merret me dekorim.
Një vit më parë, Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u arrestuan në Londër dhe Norfolk dhe kundër tyre është në pritje një çështje gjyqësore. Ata akuzohen për kryerjen e vëzhgimit të njerëzve dhe vendeve të caktuara nga Rusia nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...