Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Vranësirat do të rriten në mbrëmje nga jugperëndimi dhe në Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu gjatë natës së të premtes. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°, në kryeqytet - 15°.
Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull përgjatë Detit të Zi. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 8-11°. Temperatura e ujit të detit është 8°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 pikë.
Në male do të mbajë mot me vranësira. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 11°, në 2000 m - deri në 5°.
Të premten dhe të shtunën do të jetë me vranësira. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, ndërsa në malet mbi 1800 m - borë.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..