Koret e fëmijëve të radiove publike të Bullgarisë dhe Rumanisë do të mbajnë për herë të parë një koncert të përbashkët në Bukuresht më 29 shkurt. Aktiviteti është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar mes dy mediave dhe i kushtohet arritjeve të larta korale.
“Programi i këtij koncerti është spektakolar, sepse si kori ynë ashtu edhe ai bullgar mund të interpretojnë lehtësisht vepra me vështirësi të ndryshme, duke shtuar elemente skenografike që rrisin emocionin e përcjellë te publiku” – tha në lidhje me këtë veprimtari të përbashkët dirigjenti i Korit të Fëmijëve të Radio Rumanisë Razvan Rados.
Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentes Venecija Karamanova dhe pianistes Siana Atanasova, do të interpretojë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra të kompozitorëve Franc Shubert, Hideo Kobajashi, Astor Piacolla. Në një aranzhim të veçantë do të interpretohet edhe “Rapsodia Boheme” i Fredi Merkjuri.
Të pranishmit në koncert do të kenë mundësi të dëgjojnë këngën bullgare "Jove, vashë e vogël" në aranzhim të Aleksandër Tanev. Kjo është një nga këngët e shumta në repertorin e fëmijëve bullgarë me zë engjëllor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..
Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..