120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në..