Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im shkojnë krah për krah, pasi unë përpiqem të përcjell një emocion për t'u interpretuar nga personi i veçantë, në vend të konkretësisë së vendosur në një kornizë”, thotë ajo.
Kur u bë nënë, para Johana Trajanovës u hap një fushë e gjerë, në të cilën ajo pa sesi gruaja ndahet në shumë pjesë dhe në të njëjtën kohë mbetet e tërë. Ishte ky momenti më intim që e frymëzoi atë të eksploronte rolet dhe diversitetin e ndjenjave të gruas. Ekspozita “Zhytja: Ajo” në hapësirën kulturore të kryeqytetit “Bobina”, rikrijon nëntë gjendje me anë të mozaikëve, secila prej të cilave përmban 20 fotografi.
“Ideja ime ishte që fotografia të përbëhej nga grimca të vogla, që të kujtonin shpërndarjen e pandërprerë të gruas, por jo në kuptimin e kaosit, por më tepër duke paraqitur dëshirën e saj për të dhënë sa më shumë nga vetvetja dhe për të arritur kufirin e saj”, shpjegon artistja. - Për shembull, nëse gruaja është dashuri, ajo dëshiron të jetë dashuria më e mirë dhe në të gjitha drejtimet - një grua nuk është vetëm dashuri intime, por është edhe dashuri ndaj fëmijës, dashuri në kuptimin profesional, dashuri si një qëndrim ndaj çdo një detaji të jetës."
Johana Trajanova filloi të merrej me fotografinë përmes... fjalëve. Në vitin 2018, ajo u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Kinematografike "Krëstjo Sarafov" në degën "Dramaturgji", e cila provokoi tek ajo dëshirën për të treguar historitë e saj në imazhe. “Po kërkoj ide filozofike, i gjithë arti im është shumë personal, gjithmonë zbulon një pjesë të botës sime të brendshme”, vuri në dukje artistja për Radio Bullgarinë.
“Gruaja është një forcë sepse është e gatshme ta kthejë gjithë botën në emër të dashurisë së saj. Një anë tjetër që u zbulua para meje në procesin e krijimit të mozaikëve ishte gruaja si një obsesion, si një drogë. Ajo mund të jetë e gjithë kjo për burrin e dashuruar, i cili është në gjendje të mendojë për të në mënyrë obsesive, të dëshirojë të zotërojë një pjesë të saj."
Johana Trajanova ilustron transformimet e gruas, duke kapërcyer në çdo një detaj - një gjethe luleje, nuanca e saj e ngjyrave...
“Kur fotografon një lule, me kamerën dëshiron të futesh gjithnjë e më thellë dhe bëhet vërtet një proces shumë intim mes personit dhe bimës”, shpjegon ajo.
“Më pëlqen shumë gjendja e lules kala, e zgjodha për shkak të formës dhe ngjyrës vjollcë të errët – vazhdon Johana Trajanova. – Pasi lexova për të, kuptova që në fakt kjo është një lule helmuese, por në të njëjtën kohë shërben edhe si kundërhelm. Për shembull, nëse ju kafshon një gjarpër helmues, lulja kala kthehet në një kurë, prandaj e prezantova në një mënyrë disi grabitqare me idenë se gruaja është mbrojtje."
Për të futur forcëdhe ngjyrë në çdo një kuadro, Johana Trajanova përdor si material polaroidin e vjetër. “Më pëlqen shumë elementi i lëndimit të lehtë, i paqartësisë, me të cilin e vështirësoj shikuesin ta lexojë imazhin dhe i jap atij lirinë për të parë veten”, shton ajo. Në këtë rrugë e çojnë edhe pikturat audio të Dejan Cvjatkov - një pjesë e hapësirës së përgjithshme audio-vizuale në të cilën artistët përpiqen t’i "zhytin" vizitorët.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..