Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Intervistë me kryetarin e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare

Foto: Krasimir Martinov

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë, Bilisht, Pogradec, fshatrat Vërnik, Boboshticë, Pustecs dhe të tjerë nga zona e njohur si Prespa e Vogël (Malla Prespa) - bregu perëndimor i Liqenit të Prespës, vazhdojnë të ruajnë traditat dhe kulturën e tyre.

Njerëz si Dhimitër Pandovski, kryetar i Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, me vendndodhje në qytetin e Korçës, luajnë një rol të madh në mbrojtjen e identitetit kombëtar. Me punë dhe entuziazëm të palodhur, Dhimitri vazhdon veprën e babait të tij – Nikolla Pandovski, mbrojtës i shquar i Bullgarisë dhe anëtar aktiv i VMRO-së që nga viti 1928.

"Ne krijuam Shoqatën për Miqësi Bullgaro-Shqiptare dhe po punojmë për të ruajtur kulturën, traditat dhe identitetin tonë kombëtar në rajonin e Korçës – filloi rrëfimin e tij Dhimitër Pandovski, i cili mirëpriti ekipin e Radio Bullgarisë në zyrën e organizatës në rrugën "1 Maji" në qytetin e Korçës. - Organizojmë ngjarje të ndryshme lidhur me zakonet dhe festat e Bullgarisë, diskutime mbi tema historike dhe tryeza të rrumbullakëta kushtuar personaliteteve nga historia bullgare. Ne kemi edhe shkolla të së dielës - në Bilisht dhe Korçë, dhe nga ky vit shkollor - edhe në Pogradec. Në to, 60 fëmijë mësojnë gjuhën dhe kulturën bullgare.


Kërkojmë dhe gjejmë mbështetje për veprimtari të ndryshme, si rruga për në fshatin Vërnik tashmë është riparuar, projekti për rinovimin e çezmave të vjetra të ujit dhe gardhin e parkut të varrezave të fshatit. Aty, në pllakat e gurit, janë dëshmitë e shkruara të origjinës sonë bullgare. Janë të shkruara në bullgarisht dhe kjo duhet ruajtur".

Rruga për në fshatin Vërnik

Dhimitër Pandovski na shpjegon se shkolla më e vjetër bullgare në rajonin e Prespës së Vogël, është ajo e qytetit të Korçës, që funksionon që nga viti 2015. Korçarët ishin ndër aktivistët kryesorë në procesin e njohjes së pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri, të kurorëzuar me sukses në vitin 2017 – thotë bashkëbiseduesi ynë.

“Në vitin 2017 kam kaluar shumë më tepër kohë në Tiranë sesa këtu”, kujton Dhimitër Pandovski. - Çështja jonë arriti deri te kryeministri Edi Rama. I dhamë të gjitha dokumentet që vërtetojnë origjinën tonë. Dhe në parlament “pro” njohjes së pakicës sonë ishin 112 deputetë nga gjithsej 120 që morën pjesë në votim. Si i bindëm? Ne u prezantuam atyre një listë prej 3000 personash që identifikohen si bullgarë. Dhe ne u kujtuam historinë. Sepse me Bullgarinë kemi marrëdhënie shumë të mira dhe në dokumentet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që në vitin 1921, shkruhet se në Shqipëri ka një minoritet të vogël bullgar.

Librat e vjetër - dëshmi e historisë së bullgarëve në Shqipëri

Ne treguam edhe dokumente të vitit 1935, nga koha e Ahmet Zogut (ish-kreu i shtetit dhe mbreti i parë i Shqipërisë - Zogu I, i cili sundoi nga viti 1928 deri në 1939), i cili i njohu në mënyrë legjitime 10 966 bullgarëve, me një përshkrim se ku ata jetojnë. Dhe ne i kemi këto dokumente.

Një nga karakteristikat e bullgarëve tanë në këtë pjesë të Shqipërisë është se ata kanë qenë ndër më të arsimuarit, kanë pasur autoritet dhe i përkisnin elitës intelektuale të vendit. Kjo vazhdon edhe sot. Pasi mbarojnë shkollat e së dielës, fëmijët tanë shkojnë dhe vazhdojnë shkollimin në Bullgari. Pra, njohja si pakicë kombëtare është një moment historik dhe një sukses i madh për ne. Dhe tani jemi shumë të lumtur që të rinjtë bullgarë po integrohen shumë më shpejt si në shoqërinë shqiptare ashtu edhe në Evropë – përmes Bullgarisë. Kudo në botë që të jetë duke studiuar dhe të jetë duke u realizuar, ky i ri mund të quhet bullgar, ka dokumente bullgare”.

Kisha në fshatin Vërnik

Mbështetje për bullgarët në këtë pjesë të Shqipërisë, për të cilën është përgjegjës edhe bashkëbiseduesi ynë Dhimitri Nikolla Pandovski, jep edhe fondacioni "Kujtesa Bullgare" (Bëllgarska Pamet) i Milen Vrabevskit, si dhe eurodeputeti Andrej Kovaçev që është edhe mbrojtës i çështjes së bullgarëve, pranon Dhimitër Pandovski. Kryetari i Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare thekson edhe rolin e Ambasadës Bullgare në Tiranë, e cila në vetëm 8 muaj në vitin 2023 organizoi më shumë se 20 takime me bullgarët në rajon dhe me përfaqësues të shtetit bullgar, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për ta dhe u identifikuan masa konkrete për zgjidhjen e çështjeve problematike. Një prej tyre është nevoja që tekstet bullgare të përshtaten me mundësitë e bullgarëve në Shqipëri - shpjegon Nikolla Pandovski.

“Dhe problemin me specifikën e teksteve duhet ta zgjidh Bullgaria. Ne kemi nevojë për një program të veçantë për arsimin bullgar jashtë vendit. Kemi fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e 12-të që po përgatiten për të aplikuar në shkollat e larta bullgare. Dhe është e rëndësishme që ata të përgatiten më mirë”.


Bullgarët në Shqipëri po presin me padurim rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, që u zhvillua nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar 2023.

“Nëse arrijmë edhe 20% në rajonin e Prespës së Madhe, gjuha bullgare do të bëhet zyrtare (d.m.th. nëpër dokumente, nëpër tabela në zonat e banuara, si dhe do të mund të studiohet në shkollat shqipe) - thotë Dhimitër Pandovski. - Të rinjtë do të integrohen shumë më shpejt në Evropë dhe do të thonë se janë bullgarë kudo që të ndodhen nëpër botë. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje t'i kenë gjërat nën kontrroll dhe të përparojnë.”


Dhimitri Nikolla Pandovski me profesion është veteriner. Ai u specializua edhe në bletari, gjë që i mundëson sot të rrisë koshere bletësh në fshatin Vërnik, afër Korçës dhe të prodhojë mjaltë tërësisht organik. Ai ka një djalë dhe një vajzë. Djali i tij ndodhet në Korçë dhe punon si inxhinier-gjeodet. Ndërsa vajza e tij jeton në Bullgari dhe është integruar me sukses dhe kjo gjë e gëzon atë.



Kur e pyesim se çfarë mesazhi dëshiron t'u dërgojë bullgarëve në Bullgari, ai shprehet me sinqeritet:

“Bullgarët në Bullgari e dinë shumë mirë për ne. Parlamentarët nuk na njohin. Ata duhet të zgjohen dhe të kuptojnë se këtu ne i mbrojmë rrënjët tona bullgare shumë më mirë se shumë prej tyre. Kështu mendoj unë. Unë do t'ju them diçka tjetër madje dhe kush të dojë le të më kuptojë. Kur vijnë politikanët këtu, nuk dua t'i pres dhe t'i mirëpres. Nëse vini ju, nëse vijnë artistë, inxhinierë, shkencëtarë etj., kjo është ndryshe. Nuk dua demagogji, dua punë konkrete. Vetëm kështu bullgarët që jetojnë në Shqipëri mund të binden për qëllimet e mira të Bullgarisë. Prandaj duhet thënë shumë më tepër për ne, më shumë media duhet të vijnë e të tregojnë. Të bëjmë të ditur se ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër”.

Foto: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD
 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD