Filluan konsultimet dyditore politike të presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament, sipas Kushtetutës, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë. Konsultimet po zhvillohen pasi kryeministri i qeverisë së parë me rotacion, të dakorduar nga PP-DB dhe GERB-SDS, dha dorëheqjen më 5 mars dhe të nesërmen parlamenti pranoi dorëheqjen.
Takimi i parë i sotëm ishte me grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Pas përfundimit të tij, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme në dorëheqje dhe kryeministre e ardhshme e mundshme pas rotacionit, Maria Gabriel nga GERB, tha se toni i negociatave të pushtetarëve gjatë fundjavës ishte konstruktiv, por duhet më shumë kohë për të kapërcyer dallimet. Për këtë arsye ajo kërkoi nga presidenti Rumen Radev që të presë me dorëzimin e mandatit për formimin e kabinetit.
Takimi i radhës i presidentit Radev ishte me forcën e dytë parlamentare - PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov nga PP bëri thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të negociatave me GERB-SDS për qeverinë e ardhshme. Ai e siguroi presidentin se PP-DB-ja duan që të bëhet rotacioni, por në mungesë të marrëveshjes janë gati për zgjedhje të parakohshme. “Megjithatë, ky nuk është një opsion i mirë”, theksoi Denkov. Ish-kryeministri nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjes së një gazetari për emrat e ministrave të diskutuar në negociatat mes PP-DB dhe GERB-SDS. Sipas fjalëve të tij, “derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është dakorduar”. Ai pranoi se marrëdhëniet mes pushtetarëve janë të ndërlikuara.
Në takimin e fundit për sot - me DPS-në, Lëvizja theksoi se ata janë faktori i stabilitetit në qeverisje. Nëse ndodh rotacioni, ata do të mbështesin vendimet që lidhen me orientimin euroatlantik të vendit. “Shpresojmë që subjektet kryesore ta gjejnë formulën. Nëse jo, gjithmonë ekziston mundësia për të gjetur një konfigurim tjetër, por duket se do të jetë mjaft e vështirë”, komentoi kryetari Xhevdet Çakërov negociatat mes GERB-SDS dhe PP-DB.
Ditën e marte konsultimet vazhdojnë me forcat e katërt, të pestë dhe të gjashtë në parlament – “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Presidenti Rumen Radev do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të refuzimit të Asamblesë Kombëtare për të organizuar një referendum me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane, euron, në vitin..
“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të..
Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e..