Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov do të luajë kundër Daniill Medvedev në Indiën Uells

Grigor Dimitrov
Foto: AP/BTA

Grigor Dimitrov shënoi fitore të lehtë duke u paraqitur mira ndaj numrit 21 të botës në tenis për meshkuj, francezit Adrian Manarino.

Bullgari fitoi me 6:3 dhe 6:3 për 81 minuta dhe arriti të kualifikohet në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Indiën Uells. Dimitrov tashmë ka pesë fitore në pesë ndeshje kundër Manarino. Forma e mirë të francezit nuk arriti të ndryshojë rezultatin e ndeshjes.

Grigor Dimitrov të mërkurën do të përballet me numrin 4 të botës, Daniill Medvedev, i cili doli fitimtar nga ndeshja me amerikanin Sebastian Korda. Në bilancin e përgjithshëm të ndeshjeve, rusi kryeson me  6 kundrejt 3 fitore ndaj bullgarit, por Dimitrov e fitoi ndeshjen e fundit mes të dyve në turneun Masters në Paris në fund të vitit 2023.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..

botuar më 25-09-30 7.32.MD

Në terminalin qeveritar në Sofje pritën volejbollistët bullgarë

Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi  duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..

botuar më 25-09-30 1.02.MD
Ruzhdi Ruzhdi

Ruzhdi Ruzhdi me titullin e gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles

Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..

botuar më 25-09-29 4.34.MD