Mëngjesin e sotëm dhjetëra laikë u dyndën drejt Kishës Metropolitane “E Diela e Shenjtë” për të nderuar kujtimin e Patriarkut Neofit. Në të njëjtën kohë, besimtarë nga i gjithë vendi udhëtuan qindra kilometra drejt Manastirit të Trojanit, ku u shugurua Neofiti, për t'u lutur për shpirtin e tij.
“Humbja është e madhe, sepse ka ndërruar jetë një person me vlerë”, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Lloveçit Gavriil. “Qëndrimi i Patriarkut Neofit ndaj njerëzve ka qenë gjithmonë i përulur dhe i dashur, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ata të ndjejnë se ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta”. Sipas Mitropolitit Gavriil, zgjedhja e një Patriarku të ri nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por mbetet shpresa se asgjë nuk ndodhë pa vullnetin e Zotit dhe se do të zgjidhet më i përshtatshmi, i cili do të përballet më së miri me problemet dhe do ta çojë kishën përpara.Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..