Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me..
Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri..