Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Foto: BTA

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak të kombësisë dhe kufijve të rinj shtetërorë, për shkak të politikës shtetërore ose për shkak të pikëpamjeve politike. Historinë e gjatë e njerëzve që ikin në kërkim të një vendi të sigurt për një jetë të re paraqet ekspozita "Refugjatët" në Muzeun Etnografik Kombëtar në Sofje. Ndonëse rasti është kremtimi i 120-vjetorit të kryengritjes së Ilinden-Preobrazhenie (1903), ajo tregon anën tjetër të ngjarjeve heroike që lidhen me luftërat çlirimtare të bullgarëve. 

Zhvendosja e refugjatëve shoqërohet me shumë dhimbje, me trauma të mëdha që mbeten në historinë e familjes për breza. Jeta dhe mundimet e refugjatëve paraqiten përmes fotografive arkivore me fytyrat e tyre, me karvanet e njerëzve që u larguan në këmbë me të gjitha gjërat e tyre. Gjatë rrugës humbën jo vetëm pasurinë, por shpeshherë edhe jetën. 

“Ekspozita prek edhe temën se si priten këta refugjatë në vendin e ri, aq më tepër që shekulli i 20-të jo rastësisht u quajt “shekulli i refugjatëve” sepse valët e refugjatëve në atë kohë ishin të shumta” – thotë As. Dr. Milena Katosheva nga Muzeu Etnografik Kombëtar: 
Milena Katosheva
“Jo vetëm pas kryengritjes së Ilinden-Preobrazhenie, por edhe pas luftërave ballkanike, pas luftës së parë dhe të dytë botërore, kështu që problemi është shumë i madh, kur refugjatët vendosen në vendet e reja, ata transferojnë toponimet nga qytetet dhe fshatrat e tyre të lindjes. Kështu në Sofje shfaqen rrugët me emrin "Prilep", "Ohrid", "Drin", "Dame Gruev", "Mara Buneva" etj. Në galeri ka foto të vendeve të tilla jo vetëm nga Sofja, por edhe nga Plovdivi, nga Burgasi. Një hartë që tregon të gjitha flukset e refugjatëve që shkuan në brendësi të Bullgarisë është gjithashtu e vlefshme. Ajo tregon se njerëzit po zhvendosen nga të gjitha trojet e mbetura pas luftërave jashtë kufijve të Bullgarisë. Refugjatët e parë u larguan menjëherë pas luftës çlirimtare ruso-turke, pasojnë dallgët në vitet 1913 dhe 1922. Ne kërkuam edhe pasardhës të refugjatëve, bashkëkohës, për të treguar kujtimet e prindërve të tyre nga koha e zhvendosjes së tyre. Në dhomën e videove mund të dëgjoni histori familjare në vetën e parë."

Pritja e refugjatëve nga vendasit në përgjithësi nuk është dashamirëse - thotë Dr. Milena Katosheva. Vala e ardhjes së njerëzve të rinj që nuk kanë ku të jetojnë, perceptohet si problem nga komuniteti vendas. Për shembull, ka kujtime prekëse të Shumenit, se si refugjatët atje qëndrojnë në periferi të qytetit pa çati mbi kokë. Dhe me ardhjen e dimrit gërmojnë gropa për t'u fshehur nga i ftohti bashkë me kafshët që kanë mbetur. "Ishte shumë e vështirë dhe kaluan vite derisa shteti mundi t'i kushtonte vëmendje problemit të tyre. U dha një kredi dhe tokë për refugjatët, por kjo ndodhi shumë kohë pas mbërritjes së tyre këtu" - kujton kuratori i ekspozitës dhe vazhdon:

"Vëmendje të veçantë i kushtojmë edhe aktiviteteve bamirëse të asaj kohe. Një panel i veçantë i kushtohet punës së sipërmarrësit Aleksandër Georgiev - Koxhakafalijata, i quajtur "babai i Burgasit". Ai dhuroi shumë tokë dhe falë tij u ndërtua e gjithë lagjia për refugjatët nga Odrini. Ky nuk është rasti i vetëm i një aktiviteti të tillë bamirësie. Ekspozita gjithashtu ka një vitrinë kushtuar irlandezit Piers O'Mahony - një fisnik, filantrop dhe bullgarofil i shquar. Ai mbërriti në Sofje në vitin 1903 me gruan e tij dhe themeloi jetimoren e Shën Patrikut për fëmijët jetimë nga Maqedonia dhe Odrini. Këta fëmijë u adoptuan më pas nga Piers O'Mahony, morën mbiemrin e tij dhe morën një arsimim solid. Ndër të diplomuarit e tij kishte figura të shquara të fillimit të shekullit të 19-të, duke përfshirë mjekë, ushtarakë, shkencëtarë, avokatë etj. Në ekspozitë mund të shihni uniformat e fëmijëve të birësuar të O'Mahony. Ato i ngjajnë kostumit popullor nga Dibra /sot në Maqedoninë e Veriut/. Edhe në fotot vetë O'Mahony është veshur me kostumin e Dibrës. Është interesante që pas diplomimit, çdo fëmijë nga jetimorja mori një valixhe, të quajtur "valixhja e baba Pierit", në të cilën ai vendosi gjithçka të nevojshme – nga dy shtresa rroba dhe këpucë, në mënyrë që fëmijët të mund të siguroheshin në fillim.

Foto: Gergana Mançeva, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Antonij mbi Ortodoksinë si një urë shpirtërore midis kulturave

Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..

botuar më 25-02-25 7.30.PD

Blloku i shënimeve të Levskit është një univers - aty zbulohen fytyrat e shumta të Apostullit

Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..

botuar më 25-02-18 7.30.PD

Gjetje antike, zbulime të reja – viti arkeologjik 2024 në Muzeun Historik Kombëtar

Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...

botuar më 25-02-15 8.30.PD