Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.

Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos, Grigorij, i bekoi të pranishmit me fjalët: “Veliko Tërnovo shpërndaftë dritën e kulturës, iluminizmit dhe dashamirësisë. Trinia e Shenjtë të mbrojë çdo shtëpi në Tërnovo dhe nga këtu të mbrojë çdo shtëpi të atdheut tonë”, raportoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Festa e qytetarëve të Tërnovos i kushtohet fitores në betejën e Kllokotnicës në vitin 1230. Rreth monumentit “Nëna Bullgaria”, Shoqata “Tradita” prezantoi kryeqytetin e vjetër ndër shekuj me objekte dhe kostume autentike të së kaluarës. “Ka diçka për të kujtuar, ka diçka me të cilën duhet të krenohemi, duhet ta njohim kujtesën tonë stërgjyshore”, theksoi historiani Doc. Milen Mihov.

Festimet në qytet vazhdojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, ekspozita dhe shfaqje.
Foto: Zdravka Masljankova - BNRPresidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..