Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.

Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos, Grigorij, i bekoi të pranishmit me fjalët: “Veliko Tërnovo shpërndaftë dritën e kulturës, iluminizmit dhe dashamirësisë. Trinia e Shenjtë të mbrojë çdo shtëpi në Tërnovo dhe nga këtu të mbrojë çdo shtëpi të atdheut tonë”, raportoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Festa e qytetarëve të Tërnovos i kushtohet fitores në betejën e Kllokotnicës në vitin 1230. Rreth monumentit “Nëna Bullgaria”, Shoqata “Tradita” prezantoi kryeqytetin e vjetër ndër shekuj me objekte dhe kostume autentike të së kaluarës. “Ka diçka për të kujtuar, ka diçka me të cilën duhet të krenohemi, duhet ta njohim kujtesën tonë stërgjyshore”, theksoi historiani Doc. Milen Mihov.

Festimet në qytet vazhdojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, ekspozita dhe shfaqje.
Foto: Zdravka Masljankova - BNRMbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..