Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Tatjana Llollova
Foto: Ani Petrova

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit pranë UNESCO-së. Ajo lidhet me hapjen e sezonit të Teatrit të Kombeve në Paris në vitin 1962.

Orlin Goranov

Për të gjithë të dashuruarit pas këtij arti, ofrojmë një duet nga projekti “Artistë që këndojnë”. “Dashuria” për herë të parë e bashkoi në një këngë aktoren e paharrueshme Tatjana Llollova dhe këngëtarin Orlin Goranov, të dashur për disa breza. Muzikën e kompozoi Dono Cvetkov, tekstin e krijoi Stanisllav Penev, aranzhimin e bëri Krasimir Iliev.

Lexoi më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Ani Petrova, Stojan Grebenarov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD