Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Petër Çobanov, pas takimit me presidentin Rumen Radev, komentoi se konsultimet e kreut të shtetit me kandidatët potencialë për ushtrues detyre të kryeministrit janë në një fazë ku nuk ka vendim të drejtpërdrejtë. Çobanov e cilësoi bisedën me kreun e shtetit si të dobishme dhe kuptimplote, por theksoi se BNB duhet të qëndrojë larg politikës, gjë që është edhe qëndrimi i kreut të institucionit, Dimitër Radev. I pyetur nëse do të hiqte dorë nga posti në BNB në emër të interesit kombëtar, Çobanov tha se pret që presidenti Rumen Radev të gjejë zgjidhje për këtë situatë.
Pas Çobanovit, me kreun e shtetit u takua edhe zëvendësguvernatori i dytë i BNB-së, Radosllav Milenkov. Ai tha se është bankier, jo politikan dhe kujtoi se çfarë tha Dimitër Radev për vendin e BNB-së në kuadrin kombëtar dhe ndërkombëtar. Zëvendës guvernatori i tretë Andrej Gjurov, i cili gjithashtu u takua me presidentin si një kandidat i mundshëm për kryeministër të përkohshëm, nuk pranoi t’i përgjigjet në mënyrë thelbësore pyetjes nëse ai do të bënte zotimin. Gjurov shtoi se ai dhe Rumen Radev kanë diskutuar për rolin dhe detyrat e Bankës Kombëtare Bullgare në procesin e anëtarësimit në Eurozonë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..