Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis nënshkruan Deklaratën e Përbashkët Politike për Partneritetin Strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë në Sofje (15 mars 2023). Nëpërmjet këtij dokumenti, ata u angazhuan për ndërveprim më të ngushtë politik, bashkëpunim të sigurisë, zhvillimin e infrastrukturës, duke përfshirë ndërtimin e një ure të re mbi Danub në Ruse-Giurgevo, mbështetjen e ndërsjellë në afirmimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE dhe sa i përket organizatave ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Si rezultat, mund të perceptojmë shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore, si institutet diplomatike ose radiot publike të dy vendeve. Ka gjithashtu rritje në tregtinë dypalëshe dhe turizmin, por pavarësisht dëshirës së elitës pro-evropiane të të dy vendeve për të afruar shoqëritë e tyre, ato deri tani po përballen me mungesë të iniciativave novatore, si dhe njerëzve dhe organizatave të cilat të luajë rolin e urave të miqësisë në marrëdhëniet dypalëshe. Bullgarët dhe rumunët ende nuk e njohin njëri-tjetrin sa duhet, kanë stereotipe apo paragjykime negative për njëri-tjetrin dhe ndryshimi i marrëdhënieve nuk ka arritur ende në nivelet më të thella shoqërore.
Nëse shqyrtojmë pikat kryesore të deklaratës së përbashkët për partneritetin strategjik, shohim se është bërë një progres, edhe pse me vështirësi, në elemente të ndryshme të tij. Për shembull, në shkurt 2024, Komisioneri Evropian për Transportin Adina Velean njoftoi se studimi i bërë para projektit për urën e dytë të Danubit në Ruse-Giurgevo ishte miratuar. Sipas vetë Veleanit dhe hartave të fundit të infrastrukturës evropiane, ura Ruse-Giurgevo 2 duhet të jetë urë rrugore dhe hekurudhore, d.m.th. tani për tani mbetet një paqartësi se çfarë saktësisht do të ndërtohet. Një pikëpyetje ka edhe në lidhje me tragetin Ruse-Giurgevo, i cili pritej të niste në verën e vitit 2022, por ende nuk ka nisur.
Në Rumani ka trupa bullgare të NATO-s dhe bashkëpunimi në mbrojtje duket se po zhvillohet mirë. Bullgaria, Rumania dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një grupi kundërmasash ndaj minave në Detin e Zi për të pastruar ujërat nga minat lundruese që u shfaqën pas fillimit të luftës në Ukrainë. Pikërisht ky konflikt ushtarak krijon kontekstin ndërkombëtar në të cilin Bullgaria dhe Rumania marrin rrugën drejt afrimit dhe partneritetit strategjik.
Vitin e kaluar, ambasadori bullgar në Rumani Shkëlqesia e tij Radko Vllajkov dhe ambasadori rumun në Sofje Shkëlqesia e tij Brëndusha Predesku zhvilluan aktivitete të rëndësishme dhe të shumanshme që synonin aktivizimin e bashkëpunimit në fushën e politikës, sigurisë, ekonomisë, projekteve të infrastrukturës, mediave dhe partneriteteve kulturore. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-rumune në Ruse dhe Dhoma Dypalëshe e Tregtisë Rumani-Bullgari në Sofje, deputeti bullgar në parlamentin rumun Georgi Nakov, Eurorajoni "Danubius" midis Ruse dhe Giurgiu dhe njerëz të tjerë, organizata dhe iniciativa që zhvillojnë aktivitete në hapësirën bullgaro-rumune, duke përfshirë organizata të qytetarëve bullgarishtfolës në Rumani dhe qytetarëve rumanishtfolës në Bullgari, kanë pasur rolin e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-rumune
Megjithatë, në Rumani ka ende paragjykime të ndryshme në lidhje me Bullgarinë – si për shembull, se është shumë afër Rusisë, se biznesi bullgar është i dyshimtë, bullgarët thjesht nuk duken shumë interesantë për elitën rumune, e cila ose shikon pothuajse vetëm drejt Perëndimit, ose mbron sovranitetin dhe ekskluzivitetin rumun nga nacionalizmi i kombeve fqinje. Nga ana tjetër, në Bullgari duket se ekziston një mendim se Rumania po përparon ekonomikisht, por nuk njihet realiteti modern rumun.
Ndryshimi i vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe dhe partneriteti i vërtetë strategjik do të fillojë kur bullgarët dhe rumunët të arrijnë të njihen me njëri-tjetrin, të gjejnë kuptim në komunikimin dhe të krijojnë marrëdhënie besimi.
Sa i përket ndërveprimit ndërmjet Institutit Diplomatik Bullgar dhe Institutit Diplomatik Rumun. Në vjeshtën e vitit 2023, Instituti Diplomatik Bullgar publikoi përmbledhjen e studimeve "Politika e jashtme rumune në një kontekst gjeopolitik dhe Bullgarinë", i cili bën një analizë të thellë të marrëdhënieve dypalëshe dhe ofron qasje për zhvillimin e tyre. Nga ana tjetër, Instituti Diplomatik Rumun punon mbi botime dhe studime që shqyrtojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Evropën Juglindore në tërësi.
Vitin e fundit, në marrëdhëniet bullgaro-rumune ka fryrë një erë ndryshimi, por ende janë të dukshëm vrulli dhe akumulimet nga kohët e mëparshme, kur dy vendet nuk ishin aq të interesuara për njëri-tjetrin. Në Rumani, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, 6 mijë njerëz u deklaruan si bullgarë.
Bullgarët dhe rumunët kanë një afërsi historike dhe mund t'i ofrojnë njëri-tjetrit përvojë të vlefshme, mjafton vetëm njerëzit që e kërkojnë të kenë çelësat e duhur për të hapur këto dyer.
Një vit pas nënshkrimit të dokumentit, mund të përmbledhim se në mediat e të dy vendeve flitet shumë pak për partneritetin strategjik bullgaro-rumun. Ndoshta vetëm BNR dhe BTA, shkruajnë për raportet mes dy vendeve në materialet e tyre. Megjithatë, është e rëndësishme se ka nisur një proces i ndërsjellë i njohjes dhe bashkëpunimit.
Foto: BTA, BGNES, arkiva, etias.comAthina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..