Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E dobishme: Si marrin pension bullgarët e siguruar në Bullgari dhe vende të tjera të BE-së

Foto: BGNES

Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian më 1 janar 2007, u hapën shumë mundësi të reja për bullgarët për të punuar në vende të tjera anëtare të BE-së. Dhe ata përfituan prej tyre. Megjithatë, si llogaritet përvoja e fituar në sigurime në vendin tonë dhe në vendet e tjera të bashkimit për fitimin e të drejtës së pensionit? Kjo është një pyetje që shqetëson shumë nga bashkatdhetarë tanë.

Për të marrë një përgjigje, “Radio Bullgaria” iu drejtua ekspertëve të Drejtorisë “Rregulloret Evropiane dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare” të Institutit Kombëtar të Sigurimeve, të cilët na prezantuan hapat që duhet të ndërmarrin qytetarët në raste të tilla. Përgjigja jonë bazohet në shembullin e një qytetari me përvojë pune në Bullgari dhe Spanjë, por vlen për qytetarët që kanë sigurime shoqërore në shtete të ndryshme anëtare brenda BE-së.

Sipas rregulloreve të BE-së, kur periudha e sigurimit në një shtet anëtar nuk është e mjaftueshme për të fituar të drejtën e pensionit, asaj i shtohet periudha e fituar sipas legjislacionit të një shteti tjetër anëtar, por me kusht që periudhat e sigurimit në të dy vendet nuk përkojnë me njëra-tjetrën.

Përsoni që do të përfitojnë pension paraqet një kërkesë pranë institucionit sipas vendbanimit të tij ose institucionit të shtetit anëtar ku ka punuar për herë të fundit dhe në bazë të legjislacionit tëatij vendi. Për shembull, nëse personi banon në Spanjë, sipas rregullave të BE-së, aplikimi për pension i dorëzohet institucionit kompetent të Mbretërisë së Spanjës, i cili së bashku me përvojën e konfirmuar dhe dokumentet dhe të dhënat e tjera të nevojshme, i dërgon ato tek Instituti Kombëtar i Sigurimeve.

Nëse një person banon në territorin e Bullgarisë, ai duhet të paraqesë një kërkesë për përfitimin e pensionit në sektorin përkatës territorial të Institutit Kombëtar të Sigurimeve në adresën e tij të përhershme ose aktuale. Në aplikim, është e nevojshme të tregohet se ai është i siguruar sipas legjislacionit të një shteti tjetër/shtete të tjera anëtare, duke bashkangjitur dokumente bullgare origjinale që vërtetojnë sigurimin dhe duke deklaruar periudhat e sigurimit dhe/ose dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër anëtar (përfshirë Spanjën) si dhe një numër spanjoll të sigurimeve shoqërore.

Dokumentet bullgare që e vërtetojnë këtë janë: librezë pune/sigurimit, vërtetim të modelit UP-30/UP-3, librezë ushtarake (për burrat), shënohet data e lindjes së fëmijës (për gratë që nuk kanë punuar deri në momentin e lindjes së fëmijës).

Pasi të jetë paraqitur një kërkesë për një vlerësim të së drejtës për kompensim (p.sh. pension për pleqëri) dhe sigurimi i fituar është deklaruar, sipas legjislacionit të një Shteti Anëtar (p.sh. Mbretëria e Spanjës), pas konfirmimit të tij nga institucioni përkatës i huaj, sigurimet llogariten në rast nevoje për dhënien e pensionit.

Foto: BGNES

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD
Docent dr. Natalija Rashkova

Studimet e një shkencëtareje bullgare japin drejtime të reja në etnologji

Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..

botuar më 25-10-21 8.00.MD
Cvetan Spasov, Smilen Vëllov dhe Dimitër Koparov

Gjithnjë e më shumë bullgarë duan të kthehen në atdhe

Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..

botuar më 25-10-21 3.49.MD