Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit Abdull Mxhid dhe u shtua "çdo peshkopatë ortodokse" (всякое епископство православных). Këtë formulë e kishte të drejtën të shqiptonte vetëm kreu i një kishe autoqefale. Me këtë akt komuniteti kishtar bullgar në kryeqytetin e Perandorisë Osmane deklaroi se nuk e njeh autoritetin shpirtëror të Patrikanës në Fener dhe shpall pavarësinë e Kishës Bullgare. Pas 10 vitesh peripecish diplomatike, fushata e Pashkëve përfundoi me themelimin e Eksarkisë Bullgare. Kisha Ortodokse Bullgare u njoh si e barabartë me kishat e tjera në vitin 1945.
Historiani Tonço Zheçev në librin e tij “Pashkët bullgare apo pasionet bullgare” shkruan se edhe atëherë Georgi Rakovski e vlerësoi aq shumë atë që ndodhi, saqë dëshiroi që kjo ditë e shenjtë të festohej çdo vit. “Kalendari kombëtar i bullgarëve në atë kohë ishte thuajse një fushë e zbrazët, në të nuk kishte ende pika të përgjakshme me të cilat shënojmë festat. Rakovski donte të tërhiqte vëmendjen e bullgarëve në një nga ditët më të rëndësishme në historinë e tyre të re. Por erdhën ngjarje, personalitete të tjera. Gradualisht kalendari bullgar u mbush me shumë pika të kuqe dhe për pak e harruam këtë festë...”, shkruan Zhçev.
Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..
E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit...