Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat zyrtarë. Kreu i shtetit vuri në dukje se pas nënshkrimit të dekreteve për kabinetin zyrtar, për zgjedhjet evropiane dhe për zgjedhjet për parlamentin kombëtar të martën herët në mëngjes, ai do t'i bëjë thirrje kryetarit të parlamentit, Rosen Zheljazkov, që qeveria të betohet në Kuvendin Popullor, siç parashikohet në ndryshimet e fundit në Kushtetutë. Në të njëjtën ditë mund të bëhet edhe ndërrimi – pranim-dorëzimi i pushtetit. Që në fillim të takimit me përfaqësuesit e forcave politike, Rumen Radev theksoi se formati i bisedimeve, si dhe i nominuari për ushtrues detyre të kryeministrit, është kërkesë e Kushtetutës.
“Situata politike kërkon përgjegjësi politike dhe efikasitet maksimal operativ nga të gjithë ne, sepse si ju, partitë, ashtu edhe e gjithë shoqëria jonë, prisni qartësi sa më shpejt për qeverinë e përkohshme dhe për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare”, tha kreu i shteti.
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..