Bullgaria ka votuar kundër një rezolute në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut që bën thirrje për ndalimin e shitjes së armëve në Izrael për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Dokumenti gjithashtu bën thirrje që Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës, raportoi BNR "Horizont". Rezoluta u miratua me mbështetjen e 28 vendeve, 13 abstenuan, gjithsej 6 votuan "kundër". Dokumenti është jo detyrues dhe fakultativ.
Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë një sulmi izraelit në Gazë, 7 punëtorë humanitarë u “goditën pa dashje” – tre britanikë, një person me nënshtetësi amerikane dhe kanadeze, një polak, një australian dhe një palestinez.Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..