Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel priti ambasadorët në Bullgari në një takim lamtumirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo nënvizoi në detaje rezultatet e arritura në 10 muajt e fundit në politikën e jashtme dhe falënderoi krerët e misioneve diplomatike për punën e frytshme të përbashkët. “Uniteti, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi pragmatik dhe veprimet proaktive ishin parimet drejtuese në punën time”, tha Gabriel. Ajo theksoi se ka punuar në mënyrë aktive për ta imponuar Bullgarinë si një partner të njohur, proaktiv dhe të besueshëm në BE dhe NATO, për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Rruga drejt së ardhmes evropiane të Bullgarisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit dhe korrupsioni në Bullgari është i lidhur me Rusinë.” Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov në një takim me ambasadorët e vendeve në BE, Britaninë e Madhe, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Denkov i njoftoi ambasadorët edhe për rastin me kryesekretarin e MPB-së Zhivko Kocev.Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe Teknike për Transport dhe specialist i rrugëve, ka treguar se për vitin aktual janë ndarë rreth 600..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..