Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Tre ditë në mesin e korrikut gëzojnë vëmendje të veçantë në kalendarin bullgar. Kjo është koha më e ngrohtë e vitit dhe populli ynë i quan me elokuencë 15, 16 dhe 17 korrik – Ditët e Nxehta ( Goreshtnici ). Në këtë mënyrë, paraardhësit tanë nderonin..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë" dhe "mësues të gjithësisë". Të dy apostujt u përkushtuan shumë për përhapjen e Fjalës së Zotit,..
Një jetë mes librave, fjalëve dhe urtësisë – kështu mund të përshkruhet rrugëtimi i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi, e cila në moshën 90-vjeçare vijon të sfidojë kohën me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj letërsisë. Janka Selimi..