Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..