Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin
Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të socialdemokratëve, për ndalimin e sallave të lojërave të fatit në të gjitha zonat e populluara. U hodhën gjithashtu tekstet që arkadat me makineritë e lojërave të zhvendosen në periferi të qyteteve, si dhe ndalimi i reklamave të lojërave të fatit. Opozita akuzoi koalicionin qeverisës të socialdemokratëve dhe nacional-liberalëve për zmbrapsjen para biznesit të lojërave të fatit. "Ne po luftojmë një industri që ka një xhiro 10-12 miliardë euro, ka avokatët, specialistët më të mirë. Na kanë thënë vazhdimisht se ligji është i pazbatueshëm", tha kryetari i përkohshëm i Dhomës së Deputetëve, Alfred Simonis.
Presidenti Emanjuell Makron priti Aleksandër Vuçiçin në Pallatin Elise
“Serbia nuk duhet të dyshojë, pavarësisht nga plagët e së kaluarës së afërt, se e ardhmja e saj është në BE dhe askund tjetër”, tha presidenti francez Emanjuell Makron pas një takimi me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në Paris. Makron preku marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund tensioneve pas vendimit të Kosovës për të ndaluar transaksionet në dinarë serbë. “Më duhet të them para kamerave, ju thatë se edhe Beogradi, edhe Prishtina kanë bërë diçka. Njëra palë nuk ka bërë asgjë”, theksoi Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp. Pas një forumi biznesi serbo-francez, Vuçiç shtoi se Beogradi është shumë afër nënshkrimit të kontratës për furnizimin e 12 avionëve të rinj luftarakë francezë “Rafal”. Gjithashtu u diskutua edhe ndërtimi i mundshëm i një centrali bërthamor francez në Serbi, njoftoi BTA.
Kroacia është një nga vatrat evropiane të kollës së mirë
Botimi “Politico” e përkufizon Kroacinë si një vatër të sëmundjes infektive kollë e mirë. Infeksioni është i fundit në një seri të "sëmundjeve të Epokës Viktoriane" që janë rikthyer në Evropë pas një rritje të fruthit, sifilizit, përdhes, lebrës dhe malaries, vë në dukje media. Kolla e mirë u rrit ndjeshëm në Kroaci, Danimarkë, Belgjikë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe. Vatra evropiane e sëmundjes është aktualisht Kroacia, ku u raportuan 6381 raste në muajt e parë të vitit. Një pjesë e shkaqeve të përhapjes për momentin është rënia e vaksinimeve.
Sëmundja infektive është më e rrezikshmja për të sapolindurit. Është kryesisht e pakëndshme për të rriturit, por ndërlikime mund të ndodhin për më të rinjtë. Në disa raste, rezultati mund të jetë fatal, shton “Politico”.
Shkupi mbetet prapa në reformat ligjore dhe luftën kundër korrupsionit
Në raportin e fundit të "Freedom House" - "Vendet në tranzicion 2024", Maqedonia e Veriut përshkruhet si "një hibrid ciklik, një kombinim i pluralizmit politik dhe ndryshimeve sipërfaqësore institucionale". “Rezultati për gjyqësorin dhe pavarësinë ra nga 3.25 në 3.00 për shkak të punës së dobët të Këshillit Gjyqësor dhe akuzave për nepotizëm, për shkak të emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj që kanë lidhje me politikanë të shquar”, shkruan në raport. “Vendet në tranzicion” vlerësojnë 29 vende dhe thekson se siguria rajonale është një pretekst për shumë liderë politikë nga Ballkani Perëndimor që të minojnë institucionet demokratike dhe të injorojnë normat demokratike.
Aeroportet në Ballçik dhe Tuzlla do të kontrollojnë regjimin e Shengenit në rrugë ajrore
20 deri në 30 avionë rumunë pritet të ulen në aeroportin Ballçhik të shtunën, më 13 prill. Ky fluturim simbolikisht do të shënojë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen nga ajri dhe uji, njoftuan nga vendpushimi "Allbena". Veprimtaria e kontrollit të Shengenit organizohet së bashku me aeroportin e qytetit rumun Tuzlla dhe është për pilotët e avionëve të vegjël. Në ditën e ngjarjes, të gjitha shërbimet nga aeroporti Ballçik do të jenë falas për pilotët nga Bullgaria dhe Rumania. Më 27 prill, i njëjti aktivitet do të organizohet nga Aeroporti i Tuzllës. Ndërkohë, Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Lirë të Varnës dhe Fakulteti i Urbanizmit në Universitetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Bukuresht shpallën një konkurs ndërkombëtar studentor për ide kreative me temën "Jeta e re për aeroportin e pushimores Ballçik", njoftoi Universiteti i Varnës.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BGNES, freedomhouse.org, Aeroporti Tuzlla
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..