Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën në qershor në Zvicër. Kështu deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme Stefan Dimitrov në Konferencën e Dytë kushtuar sigurisë në Detin e Zi, në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Konferenca në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje organizohet bashkërisht nga ministritë e jashtme të Bullgarisë dhe Ukrainës.
Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten te SHBA. Putin mendonte se fqinjët e Ukrainës do të përçaheshin, por e kishte gabim. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një video-lidhjeje. "Ne punuam me Bullgarinë për të ndaluar dezinformimin e huaj," tha Blinken, duke vënë në dukje nevojën për ndihmë perëndimore për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
Ne duhet të forcojmë sigurinë në Detin e Zi, i cili është kyç për Bullgarinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rumania, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. Në një lidhje video, ai tha: "Vetëm humbja e Rusisë dhe kthimi i integritetit territorial në Ukrainë do të garantojë stabilitet dhe paqe," shtoi ai.
Foto: BGNES, BTALe ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të..