Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të këngëtarit të ndjerë të grupit Dimo, “Përralla” do të interpretohet nga Grafa, Maria Ilieva, Mihaella Fileva, Svilen Noev, Stefan Vëlldobrev, Stenli, Polli Genova dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Dashuri, dritë dhe emocione të tërbuara gëzimi dhe trishtimi rrjedhin nga regjistrimi i ri i galaktikës së muzikantëve bullgarë, rrugët e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër kryqëzoheshin me atë të Dimos.

“Vendosëm të mbledhim miq që kanë lidhje me Dimon, kanë punuar me të dhe të regjistrojmë së bashku një audio dhe video të re të këngës “Përrallë”. Për ironi, në vitin 1998, Dimo dhe unë e incizuam këtë pjesë në studion e Millço Kacarov, dhe tani - 26 vjet më vonë, regjistrimi i versionit të ri po ndodh në të njëjtin vend" - thotë kitaristi dhe bashkëthemelues i grupit P.I.F Ivan Vellkov.

Koncerti - promovim "Përralla vazhdon" do të jetë më 25 prill. Në të përveç videos së re, muzikantët do të ofrojnë një rrugëtim emocional muzikor me këngët më të preferuara nga repertori i grupit P.I.F.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /P.I.F.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR