Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga “24 Çasa”.
40 ditë para zgjedhjeve të 9 qershorit për parlamentin kombëtar dhe eurodeputetët, GERB-SDS është forca e parë politike me 24.9% mbështetje. E dyta janë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.5%. Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 14,4% dhe “Vëzrazhdane” me 14,2 për qind kanë përkrahje pothuajse të njëjtë të atyre që kanë shprehur gatishmëri për të votuar. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 9.1% të mbështetjes. “Ka një popull të tillë” (ITN) hyn në parlamentin e ri me 4.8% të votave. 6.9% kanë deklaruar se do të përdornin opsionin "Unë nuk mbështes askënd". 49% kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në votime, ose më shumë se 2.6 milionë votues.Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shprehu zhgënjimin që vendi ynë ende nuk ka një pozitë me të cilën do të paraqitet në samitin e NATO-së, njoftoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Sipas Borisov, Komisioni Evropian nxori një raport se si populli..
Me shumicë prej 225 votash, deputetët i ndërprenë kompetencat e Hristo Ivanovit, i cili dha dorëheqjen si deputet. Menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit, Hristo Ivanov dha dorëheqjen si kryetar i “Po, Bullgaria” dhe deklaroi se po heq dorë nga..
GERB-SDS mbetet në qëndrimin se Bullgaria duhet të ketë një qeveri stabile dhe kjo duhet të jetë me mandatin e parë të GERB. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Denica Saçeva, nënkryetare e grupit parlamentar GERB-SDS, theksoi se nëse ka pjekuri dhe..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
2023 është edhe një vit në të cilin korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit mbetet i fshehur, pasi procedimet penale të zhvilluara nuk..
“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë..