Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për banorët e fshatit Carevec, bërja e sapunit në kushte shtëpie është një traditë e kahershme. Jo rastësisht është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Gjatë gjithë ditës, mysafirët e fshatit Carevec mund të mësojnë për këtë traditë të lashtë interesante. Në të ashtuquajturat “Rruga e Artizanatit” fshatarët do të prezantojnë mënyrën e tyre autentike të jetesës dhe kulturës. Kështu, vizitorët e “festës së sapunit” do të kenë mundësinë të kthehen, të paktën për pak, në një kohë të largët, kur për të pasur diçka, duhej ta realizoje me duart e tua.
Tradicionalisht, sapuni zihet në pranverë derisa koha është ende e freskët dhe bëhet duke përdorur sallo derri, ujë, kripë dhe sodë kaustike.
Festa organizohet nga Komuna Carevec dhe biblioteka e fshatit me mbështetjen e Bashkisë Mezdra. Ndërsa për humorin e mirë të të rinjve dhe të riturve është planifikuar një program i pasur folklorik dhe shumë surpriza të tjera të këndshme.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të..