Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por gjithmonë të shtunën para Javës së Shenjtë. Kjo ditë mban emrin e Llazarit, mbi të cilin Krishti bëri mrekullinë e ringjalljes dhe u shfaq qartë si Zot i jetës dhe i vdekjes. Tradita më karakteristike bullgare e kësaj dite quhet llazaruvane.
Që herët në mëngjes, gratë e reja ose të ashtuquajturat Gratë llazarki, të veshura me kostume popullore shumëngjyrëshe, mbledhin lule për të thurur kurora për të nesërmen - të Dielën e Palmave. Vajzat shkojnë nëpër fshat shtëpi më shtëpi, këndojnë këngë karakteristike për këtë festë dhe bekojnë bujqit për shëndet, lumturi dhe begati, të cilët më pas u japin dhurata të vogla. Të parët tanë besonin se një vajzë që nuk kishte marrë pjesë në traditën llazaruvane nuk mund të martohej, kështu që ishte e domosdoshme që çdo vajzë në fshat të bëhej pjesë e kësaj tradite. Në këtë ditë, ishte zakon që djemtë të kërkonin dorën e të dashurës.
Dita e Shën Llazarit edhe sot e kësaj dite sjell një humor pranveror dhe pritet me padurim si nga pjesëmarrëset ashtu edhe nga banorët dhe mysafirët e fshatrave dhe qyteteve.
Shihni më shumë për këtë festë bullgare me plot ngjyra dhe me diell në botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Dashuria për folklorin bullgar bashkon turistë nga tre kontinente në një tur kulturor të rajonit të Silistrës. Një nga ndalesat për mysafirët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të tërhequr nga magjia e traditës bullgare, është fshati Profesor..
Fshati piktoresk i Gabrovos, Iglika, i shndërron rrugët dhe oborret e tij në një shesh të madh ekspozitash në ajër të hapur. Nga 1 deri më 3 gusht, "Iglika Kilim Fest" paraqet një koleksion mbresëlënës prej gati 900 qilimash autentikë të..
Çdo njeri në vendin tonë ka dëgjuar që në fëmijëri histori të frikshme për vampirë të rrezikshëm. Sot i njohim më së shumti përmes mënyrës se si i paraqesin autorët e romaneve dhe sidomos titujt e famshëm në kinematografi. Megjithatë, nuk duhet të..